Flash

Ish-oficerit të krimeve i djegin makinën

Lapsi.al 23 December 2024
Ish-oficerit të krimeve i djegin makinën

Makina tip “Volswagen” mëngjesin e sotëm u shkrumbua nga flakët në fshatin Rrëmenj. Raportohet se ajo i përket ish-oficerit të krimeve Leonard Dervishllari.

Zjarri në mjet ra rreth orës 01:30, ndërsa raportohet se ish-oficeri i krimeve e kishte parkuar prej disa ditësh pranë banesës.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, por po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po vazhdon ende me hetimet duke marrë gjithashtu edhe deklaratën e Dervishllarit.

Në deklaratë që ai ka dhënë ka sqaruar për policinë se nuk ka konflikte dhe se nuk dyshon te asnjë njeri përveç të tjerash ai është shprehur se nuk dyshon që zjarri të jetë i qëllimshëm.

Kujtojmë se së bashku me mjetin e ish oficerit të policisë u dogjën pjesërisht edhe dy makina të tjera të parkuara afër tij.

“Rreth orës 01:30, në fshatin Rrëmenj, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volswagen”, në pronësi të shtetasit L. D. Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht 2 automjete të parkuara afër tij”, njoftoi policia.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI