Flash

Cardinale, çfarë thumbi ndaj Inter: “Vjet fitoi titullin e pastaj falimentoi”

Lapsi.al 23 December 2024
Cardinale, çfarë thumbi ndaj Inter: “Vjet fitoi titullin e

Një studim nga Harvard Business School u bë shkas për pronësinë amerikane të Milanit që t’i përgjigjet atyre që, duke shfrytëzuar pakënaqësinë, i bëjnë thirrje të shesin dhe të largohen nga klubi. Kreu i RedBird, Gerry Cardinale, përdori tone të forta, shembuj të fuqishëm dhe ngriti pyetje që tashmë kanë përgjigje, duke e bërë të qartë qëndrimin e tij lidhur me zhurmën e fundit rreth klubit. Këngët dhe fishkëllimat shoqëruan San Siron në 125-vjetorin e kuqezinjve. Në Verona, edhe pas fitores, atmosfera ishte e njëjtë. Një situatë e pamëshirshme, por shumë reale, sepse skuadra vazhdonte të lëngonte në fushë dhe zhgënjimi ishte i thellë, për shkak të rezultateve të dobëta këtë sezon dhe raportimeve për tensione brenda dhomës së zhveshjes.

Shigjetimi për Inter

Drejtori ekzekutiv Furlani përmendi kërcënimet me vdekje që kishte marrë pas shitjes së Sandro Tonalit. Nga ana tjetër, Cardinale përdori frazën “të fitosh me inteligjencë” si një manifest të filozofisë së tij. Ai bëri një krahasim me kampionët e Italisë në fuqi, Inter, për të sqaruar se si e sheh ai të ardhmen e Milanit dhe cilat janë strategjitë e tij për të arritur objektivat.

Nuk është se atij i pëlqen ideja që të jetë tashmë, në dhjetor, pothuajse jashtë garës për titull dhe të kënaqet me një paraqitje në Champions League të alternuar mes ndeshjeve të shkëlqyera, si ajo kundër Real Madridit, dhe momenteve të rrezikshme, si ato kundër Slovan Bratislavës.

Lexo më tej: Fitorja në Verona nuk qetëson tifozët e Milan: kore kundër presidentit Cardinale

“Fitorja e kampionatit është padyshim një objektiv i rëndësishëm,” pranoi Cardinale, por toni i tij nënkuptonte se kishte një mesazh më të thellë. “Por duhet ta balancojmë këtë ambicie me mundësinë për të fituar me inteligjencë.” Çfarë do të thotë kjo? Ai e shpjegoi me një shembull të fortë: “Interi fitoi kampionatin vitin e kaluar dhe më pas falimentoi (duke iu referuar faktit që pronari Zhang u detyrua ta shesë te fondi Oaktree). A është kjo ajo që duam ne? Për tifozët, puna ime është të fitoj kampionatin çdo vit, e kuptoj. Por për investitorët e mi, puna ime është të siguroj që Milan të konkurrojë për kampionatin çdo vit, të jetë në Champions League çdo vit dhe të shkojë gjithnjë më tej në Kupë.”

Vizioni i Jerry Cardinale

Ky është një vizion ndryshe, sepse mentaliteti i sipërmarrjes fokusohet në një menaxhim që “maksimizon fluksin e parasë dhe vlerën e markës,” duke menduar për të ardhmen pa stresin e të tashmes dhe duke besuar se rezultatet e sotme nuk vlejnë nëse nuk mbështeten mbi baza të qëndrueshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI