Flash

Sherr mes dy grupe të rinjsh në Konispol, dy persona të plagosur

Lapsi.al 22 December 2024
Sherr mes dy grupe të rinjsh në Konispol, dy persona të plagosur

Dy grupe të rinjsh në Konispol janë përfshirë ditën e djeshme në një konflikt të dhunshëm, ku janë përdorur edhe sende të fota.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Shkallë, ndërsa raportohet se në konflikt janë përfshirë gjashtë persona. Në spitalin e Sarandës janë dërguar për ndihmë mjekësore 4 prej të rinjve, ku dy prej tyre kanë pasur plagë më të rënda.

19-vjeçari Amarildo Saliko nga Konispoli dhe 22-vjeçari Flori Pasho nga fshati Shalës kanë pasur të çara 3-4 cm në kokë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe mësohet se janë shoqëruar 4 persona të cilët po merren në pyetje për të sqaruar shkaqet e sherrit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI