Flash

Priten reshje të dendura shiu/ Ministria e Mbrojtjes apel bashkive

Lapsi.al 22 December 2024
Priten reshje të dendura shiu/ Ministria e Mbrojtjes apel bashkive

Shqipëria pritet të përfshihet nga mot i keq dhe me reshje shi të dendura në ditët në vijim. Ministria e Mbrojtjes ka apeluar për strukturat qendrore dhe vendore, që të jenë në gatishmëri, të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjtes, më 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Ndërkohë në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore. Ministria e Mbrojtjes thekson se veprimi i shpejtë është thelbësorë për minimizimin e pasojave dhe sigurinë e qytetarëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI