Flash

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, Papa mesazh presidentit gjerman: Jam i tronditur

Lapsi.al 21 December 2024
Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, Papa mesazh presidentit gjerman: Jam i

Papa Françesku i ka dërguar mesazh presidentit gjerman për sulmin e përgjakshëm që u regjistrua mbrëmë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ku mbetën të vrarë pesë persona dhe të plagosur rreth 200. Në mesazhin e lëshuar nga Vatikani, Papa shprehet “i tronditur nga lajmi i sulmit”.

Zyrtarët gjermanë konfirmuan më herët se një fëmijë nëntëvjeçar është në mesin e pesë personave që u vranë mbrëmë në sulmin e përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg. Autoritetet njoftuan se nga sulmi mbetën të plagosur 200 persona, dhe se 41 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Një makinë përplasi turmën në një treg Krishtlindjesh në qytetin gjerman të Magdeburgut. Policia thotë se i dyshuari ka hyrë në treg përmes një hyrje të rezervuar për ambulanca ose automjete të tjera të urgjencës. I dyshuari i cili u arrestua mbrëmë është një mjek psikiatër 50-vjeçar saudit, me pikëpamje “islamofobike”, sipas ministrit të brendshëm të Gjermanisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI