Flash

Sulmet ukrainase me dron, rihapet aeroporti në qytetin rus të Kazanit

Lapsi.al 21 December 2024
Sulmet ukrainase me dron, rihapet aeroporti në qytetin rus të Kazanit

Aeroporti në qytetin rus të Kazanit u rihap të shtunën pasi u mbyll përkohësisht më herët gjatë ditës pas një sulmi me dron ukrainas, tha mbikëqyrësi i aviacionit të Rusisë.

Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve raportuan sulmin me dron në një kompleks banimi dhe zona të tjera në Kazan, rreth 800 kilometra në lindje të Moskës, shkruan Reuters. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se qyteti ishte sulmuar nga tre valë dronësh midis orës 7:40 dhe 9:20 të mëngjesit.

Sipas autoriteteve ruse, tre drone u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe tre të tjerë nga sistemet e luftës elektronike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI