Flash

Ndihmoi për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 21 December 2024
Ndihmoi për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet

Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet që në vitin 2023 ka dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Njoftimi i policisë:

-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 2023.

-Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit R. Gj., 60 vjeç, punonjës i OSHEE-së, dhe A. M., 54 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se 60-vjeçari ka instaluar në mënyrë të paligjshme, një matës të energjisë elektrike në biznesin e 54-vjeçarit.

-Seksioni për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në hyrje të RSH-së, gjatë kontrollit në çantë iu gjetën 11 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI