Flash

Sulmỉ terrorỉst në Gjermani, MEPJ jep detaje nëse ka shqiptarë të lënduar

Lapsi.al 20 December 2024
Sulmỉ terrorỉst në Gjermani, MEPJ jep detaje nëse ka

Sulmỉ terrorỉst që ndodhi në Magdeburg të Gjermanisë me 11 vỉktỉma dhe mbi 60 të plagosur ka tronditur jo vetëm këtë vend, por pothuajse të gjithë Europën. Një automjet i marrë me qera nga një 50-vjeçar i lindur në Arabinë Saudite me profesion mjek, hyri në një treg Krishtlindjesh duke marrë zvarrë njerëzit për gati 400 metra.

Në një reagim të saj ministria për Europën dhe Punët e Jashtme thotë se nga të dhënat paraprake nuk raportohet që mes viktimave apo të lënduarve të ketë shqiptarë.

“I tronditur thellë nga lajmi i sulmit mizor në Magdeburg që ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë asaj që duhet të jetë një sezon i gëzueshëm. Zemrat tona janë për viktimat, familjet e tyre dhe popullin gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë” – shkroi ministri i jashtëm Igli Hasani në “X”. 

"Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe duke plagosur shumë gjatë festimeve të Tregut të Krishtlindjeve. Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm dhe ne mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm🇦🇱" - shkroi edhe kryeministri Edi Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Delvinë, i riu dhunon babanë e moshuar

Një 32-vjeçar nga Delvina është arrestuar ditën e sotme nën akuzën e dhunës në familje. Efektivët e Komisariatit të Policisë Delvinë, pas denoncimit nga baba...

18:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI