Flash

Rama: Kosova të ngrijë pa afat dialogun bilateral me Serbinë

Lapsi.al 20 December 2024
Rama: Kosova të ngrijë pa afat dialogun bilateral me Serbinë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kosova duhet të ngrijë pa afat dialogun me Serbinë!

“Lejomëni të ndaj këtu sot opinionin tim, tanimë të konsoliduar ku c nuk kam parë dhe shumë kam mësuar nga marrëdhëniet me miqtë dhe aleatët e me jo dashamirësit tanë, se në këtë faze kaq vendimtare për të Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë, pa afat dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut me BE, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE.

Thënë ndryshe Kosova mund ti japë familjes europaine në një kohë të shkurtër provën e vullnetit dhe të përkatësisë së vet duke përmbushur kushtet e normalizimit me Serbinë jo për hir Serbisë, por për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet, dhe për hir të të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve me kryeqytet Bruksel”, tha ai.

Të këshilluara

Erdogan pritet të vizitojë Damaskun

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë Damaskun brenda 15 ditëve të ardhshme. Erdogan do të takohet me Ahmad al-Shaara, udhëheqësin e Hayat Ta...

10:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI