Flash

Konjufca: Bashkimi ynë është dëshmi që Kosova e Shqipëria janë bashkë

Lapsi.al 20 December 2024
Konjufca: Bashkimi ynë është dëshmi që Kosova e

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka deklaruar se bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet që shihet si dëshmi që dy vende janë bashkë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët, Konjufca theksoi se Kosova po e mbyll këtë vit e sulmuar drejtpërdrejt nga elemente që kanë lidhje me Serbinë. Sipas tij, sulmi në kanalin e ujit në Ibër Lepenc nuk mund të konsiderohet ndryshe veçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si shtet të pavarur.

"Rajoni dhe Kosova i kemi ndier ndikimet e tërthorta e drejtpërdrejta të agresionit rus në Ukrainë. Po mbyllim këtë vit nga agresione nga Serbia që po synojnë destabilizimit. Sulmi në Ibër Lepenc nuk konsiderohet ndryshe veçse sulm terrorist si ata që nuk na pranojnë si një rend ligjor dhe shtet sovran. Sulmi vjen një vit pas atij në Banjskë, organizator i tij ishte Radoiçiç i mbështetur nga Vuçiç dhe ende nuk është ndëshkuar. Bashkimi ynë sot përbën më shumë se simbolikën e bashkëpunimit institucional, duhet të shihet si dëshmi që Kosova dhe Shqipëria janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë”, u shpreh Konjufca.

Të këshilluara

Erdogan pritet të vizitojë Damaskun

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë Damaskun brenda 15 ditëve të ardhshme. Erdogan do të takohet me Ahmad al-Shaara, udhëheqësin e Hayat Ta...

10:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI