Flash

FOTO/ Momenti kur autori i masakrës në Gjermani arrestohet nga policia

Lapsi.al 20 December 2024
FOTO/ Momenti kur autori i masakrës në Gjermani arrestohet nga policia

Gazeta gjermane BILD ka publikuar detaje të reja mbi personin që futi një fuoristradë tip BMW në mes të një turme njerëzish në tregun e Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburg duke lënë të paktën 2 viktima dhe 68 të plagosur.

Sipas të njëjtave burime, autori është me profesion mjek dhe jeton në Bernburg (Saale) ku punon në një klinikë. Ai ka ardhur nga Arabia Saudite dhe është 50 vjeç.

Në këtë foto shihet autori (50, majtas) i shtrirë në tokë. Një oficer policie qëndron pak metra më tutje me armën e nxjerrë. Përparëse e përparme e makinës është dëmtuar rëndë

Në foton më lart shihet autori i shtrirë në tokë. Një oficer policie qëndron pak metra më tutje me armën e nxjerrë. Pjesa e përparme e makinës së tij është dëmtuar rëndë.

Ai ndodhej në Gjermani që nga viti 2006 dhe ka marrë një leje të përhershme qëndrimi si mjek. Ai nuk thuhet se ka qenë i njohur për autoritetet apo të kishte tërhequr vëmendjen si islamist.

Kryeministri i landit Reiner Haseloff tha se njëra nga viktimat është një fëmijë i vogël. 15 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi në orën 19:04. Autori përshkoi me makinë mbi 400 metra mes njerëzve në tregun e Krishtlindjeve. ©LAPSI.al

Tregu i pastruar i Krishtlindjeve në Magdeburg

Të këshilluara

Delvinë, i riu dhunon babanë e moshuar

Një 32-vjeçar nga Delvina është arrestuar ditën e sotme nën akuzën e dhunës në familje. Efektivët e Komisariatit të Policisë Delvinë, pas denoncimit nga baba...

18:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI