Flash

E shtunë, 21 dhjetor është dita më e shkurtër e vitit 2024

Lapsi.al 20 December 2024
E shtunë, 21 dhjetor është dita më e shkurtër e vitit

Ka mbërritur solstici dimëror. Të shtunën e datës 21 dhjetor, në orën 10.21, përfundon zyrtarisht vjeshta dhe fillon sezoni i dimrit. Për më tepër, për ata që jetojnë në hemisferën veriore, kjo datë përkon edhe me ditën me numrin më të vogël të orëve të dritës në të gjithë vitin 2024. Nga ky moment ditët do të fillojnë të zgjaten përsëri dhe në ditën e ekuinoksit pranveror dita dhe nata do të jenë të barabarta.

Por kjo nuk nodh kudo njëlloj në botë. Në hemisferën jugore, në fakt, 21 dhjetori do të shënojë fillimin e verës dhe do të korrespondojë me ditën me numrin më të madh të orëve të dritës gjatë gjithë vitit.

Solstici i verës dhe ai i dimrit, si dhe ekuinokset e pranverës dhe të vjeshtës, nuk bien në të njëjtën ditë çdo vit. Në vitin 2023, për shembull, sezoni i dimrit filloi në hemisferën tonë jo më 21 dhjetor, por më 22 dhjetor. Solsticet dhe ekuinokset korrespondojnë me ngjarje të sakta astronomike që ndodhin çdo vit pak a shumë në të njëjtën kohë, por jo saktësisht në të njëjtën kohë.

Dita e solsticit të dimrit përkon me ditën në të cilën Dielli arrin pikën më të ulët të lëvizjes së tij të dukshme. Me fjalë të tjera, nëse do të fotografonim Diellin në të njëjtin mkoment çdo ditë të vitit nga e njëjta pikë në Tokë, dita e solsticit të dimrit do të ishte ajo në të cilën Dielli është në pikën më të ulët në qiell, domethënë më afër horizontit.

Anasjelltas për solsticin e verës. Ekuinokset ndodhin në dy momente të vitit në të cilat rrezet e Diellit janë saktësisht pingul me boshtin e Tokës. Ato korrespondojnë, ndër të tjera, me dy momentet e vetme të vitit në të cilat dy hemisferat tokësore marrin të njëjtat orë drite nga Dielli. ©LAPSI.al

Winter Solstice: What It Is And Its Significance

Të këshilluara

Delvinë, i riu dhunon babanë e moshuar

Një 32-vjeçar nga Delvina është arrestuar ditën e sotme nën akuzën e dhunës në familje. Efektivët e Komisariatit të Policisë Delvinë, pas denoncimit nga baba...

18:30

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI