Flash

Do vrisnin dhëndrin e Qazim Sejdinit, burg për 3 persona

Lapsi.al 20 December 2024
Do vrisnin dhëndrin e Qazim Sejdinit, burg për 3 persona

Gjykata e Posaçme ka dënuar Ilirian Feçin, Elvis Koçin dhe Agim Gjinin për vjedhje me dhunë e sigurim kushtesh për të kryer vrasje, mes të cilave atë të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.

Vendimi u dha nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, teksa u dënuan përkatësisht:

Elvis Koçi me 7 vite burg për ‘Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje’, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, në periudhën 25-30.07.2020, në qytetin e Elbasanit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale’.

Ilirian Feçi me 10 vite burg për ‘Vjedhje me dhunë’, në dëm të shtetasit Skënder Roshi, e kryer në Kavajë në datën 28.04.2011 kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grupi i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale’

Agim Gjinin me 10 vite burg për ‘Vjedhje me dhunë’ në dëm të shtetasit Astrit Ademi e kryer në datën 31.05.2013 në fshatin Marikaj Bashkia Vorë, në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grupi i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale’.

Treshja u gjykua me procedurë të shkurtuar, dhe do të përfitojë zbritjen me 1/3 e dënimit.

Për pjesën tjetër të grupit, vijon gjykimi i zakonshëm për shkak se akuzohen për vepra më të rënda peanale. Pjesë e këtij grupi janë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva Besjan Xhixha etj. Operacioni ‘Plumbi i Artë’ u zhvillua në mars të 2022, ku Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase dhe së fundmi Erion Alibej fituan statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ku përmes dëshmive të tyre, zbardhën një sërë krimesh të rënda.

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI