Flash

"Bëhem më i mirë cdo ditë": Veselinovic rikthehet i pari, Brdaric pranon humbjen

Lapsi.al 20 December 2024
"Bëhem më i mirë cdo ditë": Veselinovic rikthehet

"Normalisht jam i kënaqur, shkojmë në pushime dhe jam i kënaqur me disa segmente të lojës. Ndërsa pjesa tjetër është më e rëndësishmja që duhet të pushojmë se kemi një afat shumë të shkurtër dhe pastaj të vazhdojmë punën". Alexandar Veselinovic mund të shkojë i qetë në pauzën e kampionatit të fundvitit, pas rikthimit në krye të renditjes dhe fitores së parë pas jatër ndeshjesh. Tekniku serb pas 2-0 me Vllazninë pret një janar me merkato, edhe pse e driblon me kujdes: "Merkato? Pyetja nuk është për mua. Sepse kanë ndodhur disa zhvillime në një drejtim gjatë kampionatit, ka persona të tjerë që duhet të përgjigjen në çfarë drejtimi duhet të vazhdojmë. Është jashtë forcës dhe kompetencave të mia".

Veselinovic pastaj shtoi: "Për këto katër muaj që kam punuar këtu, ndjehem i kënaqur që punoj në një klub si Partizani, është një përvojë shumë e mirë për mua. Kam ardhur në një periudhë të vështirë, pasi ka filluar kampionati e nuk kam mundur të ndikoj te pjesa e seleksionit të ekipit. Por mendoj se më ka ndihmuar eksperienca në vende të ndryshme se Shqipëria është vendi i 6 ku punoj. Ndjehem pjesë e një kampionati goxha te komplikuar. Komplimente për të gjithë kolegët dhe kundërshtarët se çdo ndeshje është shumë e vështirë dhe kërkon përqendrim maksimal. Kjo më shtyn të bëhem më i mirë çdo ditë", e mbylli Veselinovic.

BRDARIC: "MUNGESË FATI E EKSPERIENCE"

"Urime Partizanit për fitoren e sotme. Nuk ishte një ndeshje e balancuar, kishim mjaft probleme, por provuam të mbanim një rezultat të mirë. Nuk mund të humbasësh të tilla duele. E nisëm lojën me një gol të pësuar. Nuk kishim përqendrimin e duhur. Mungoi edhe fati për të çuar topin në rrjetë. Nuk ishte dita jonë sot". Thomas Brdaric nuk gjen paqe për humbjen 2-0 me Partizanin, me një skuadër plot mungesa e që e penalizuan në përzgjedhjen e formacionit. Sidoqoftë, të rinjtë nuk është se zhgënjyen: "Do të provojmë t’i japim mundësinë gjithsecilit. Sot kishim mundësinë se kemi mjaft mungesa. Detyrat që bënë ata ishin pozitive. Kur nuk ke mundësi të shënosh, nuk mund të fitosh kundër Partizanit. Nuk ke pse të jesh kaq shumë i mërzitur".

Lexo më tej: Video/ Gol e asist në të fundit me Partizanin: Rrapaj dënon Vllazninë plot mungesasa

Pastaj një reflektim për gjysmën e dytë të kampionatit: "Stafi mjekësor po punon dita ditës, për riaftësimin e lojtarëve, për të pasur sa më shumë eksperiencë. Ndeshja tjetër është më 11 janar. Do të kemi një skuadër tjetër, do të jemi më fleksibël dhe shpresoj se do të jemi shumë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI