Flash

Ankimi/ Gjykata vendos që telefoni i Ajola Xoxës t'i mbetet SPAK

Lapsi.al 20 December 2024
Ankimi/ Gjykata vendos që telefoni i Ajola Xoxës t'i mbetet SPAK

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt për kthimin e sendeve personale të sekuestuara.

Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, vëllai dhe gruaja e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kërkuan në GJKKO kthimin e sendeve të sekuestruara me datën 5 dhejtor.

Kujtojmë se ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij ka nisur një hetim pasuror nga ana e SPAK.

Pak ditë më parë, agjentë të BKH ushtruan kontroll në shtëpinë e Veliajt ku sekuestruan edhe telefonin e gruas së kryebashkiakut, Ajola Xoxa.

Agjentët e BKH-së pritën rreth një orë pasi Ajola Xoxa, gruaja e kryebashkiakut Veliaj refuzoi ti hapte derën.

Kontrolle u zhvilluan edhe në biznesin ''Harabeli'' të Ajola Xoxës ku raportohet se janë gjetur një shumë e madhe parash.

Agjentët e BKH kanë ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e vëllait të Veliajt.

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI