Flash

Rama mbledh qeverinë në mbrëmje, zbulohet arsyeja

Lapsi.al 19 December 2024
Rama mbledh qeverinë në mbrëmje, zbulohet arsyeja

Këshilli i Ministrave po zhvillon këtë të enjte në mbrëmje një mbledhje jashtë radhe, për të bërë ndryshime në buxhet për sa i përket shpenzimeve për procesin e votimit nga emigrantët dhe bonusin e pranverës për pensionistët.

"A2 CNN" raportoi se 1.4 miliardë lekë i kalojë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe 500 milionë lekë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Paratë që do t'i jepen KQZ-së do të shërbejnë për të mbuluar koston e votimit nga emigrantët, dërgimin e zarfit por edhe kthimin e tij pasi emigranti të ketë votuar.

Pra qeveria angazhohet që të mbulojë 100% shpenzimet për votimin e diasporës, qoftë për dërgimin e fletës së votimit, ashtu edhe për kthimin e saj. Po ashtu mësohet se në mbledhje po diskutohet edhe për aktin normativ për shpërblimin e pensionistëve në pranverë, sipas asaj që raporton Euronews Albania.

Nuk ka informacione nëse mbledhja e Qeverisë po drejtohet nga kryeministri Edi Rama apo nga zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI