Flash

Berisha: Të miratohet rezoluta e rrëzuar për gjenocidin serb

Lapsi.al 19 December 2024
Berisha: Të miratohet rezoluta e rrëzuar për gjenocidin serb

Kryetari i opozitës, Sali Berisha në prag të mbledhjes së parlamenteve Shqipëri-Kosovë, tha se Edi Rama duhet të kërkojë ndjesë që vendosi sanksione ndaj Kosovës. Berisha deklaroi përpara Kuvendit, se sa më parë duhet që të miratohet rezoluta e rrëzuar për gjenocidin serb.

"Procedura është përparësi absolute në çdo parlament, përveçse në këtë parlament. Kjo Pëllumbesha Spirogjoka, pas mbledhjes që kanë bërë në grupin e saj parlamentar është transfiguruar, ka frikë dhe tmerr se i nxjerrin 5 milionëshin kur të duan dhe si të duan. Pra, faktikisht kjo është kryetare e pakallur. Tani, meqenëse unë në fjalën time kisha disa çështje shumë të rëndësishme, po i ekspozoj këtu para jush dhe shqiptarëve. Së pari, me datën 20 mblidhen dy parlamentet në Kosovë.

Ky parlament nuk mund të shkojë në një mbledhje të përbashkët në një kohë kur ka hedhur poshtë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, ndaj do kërkojmë me urgjencë që kjo rezolutë të votohet para se parlamenti të shkojë në sesion të përbashkët në mënyrë që të mos jetë një hipokrizi kombëtare, por të jetë nj akt i pranueshëm kombëtar. Së dyti, të kërkojë të falur sepse Edi Rama ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Republikës së Kosovës. Ky [parlament duhet të kalojë një rezolute ndjese publike kombëtare për aktin e turpshëm antikombëtar të Shqipërisë si asnjë vend tjetër fqinj, përveç Shqipërisë ndaj Kosovës,' tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI