Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Samiti BE, DW: Intensifikim i dinamikës së partneritetit strategjik

Lapsi.al 18 December 2024
Samiti BE, DW: Intensifikim i dinamikës së partneritetit strategjik

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Europian (BE) këtë të mërkurë (18.12.2024) takohen në Bruksel me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Europian takohen në Bruksel me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tema të samitit ndër të tjera do të jenë çështjet që kanë të bëjnë me perspektivën europiane të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Parimisht BE do t'i afrojë më shumë të gjashtë vendet e këtij rajoni dhe t'i inkurarojë ata të shtojnë përpjekjet për reformat, të cilat kurorëzohen dikur me anëtarësimin në BE.

Intensifikim i dinamikës së partneritetit strategjik

Takimi do të krijojë mundësinë për të intensifikuar dinamikën e partneritetit strategjik të BE-së me Ballkanin Perëndimor, thuhet nga BE në pragt të samitit. Në këtë samit do të jetë temë edhe bashkëpunimi lidhur me menaxhimin e migracionit si dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.

Ndërkohë në Bruksel si më i përparuar në procesin e antarësimit konsiderohet Mali i Zi. Megjithatë vetëm pas disa vitesh mund të mendohet arritja e zgjerimit të BE-së. Me Malin e Zi dhe Serbinë, BE-ja negocion që nga viti 2012 përkatësisht 2014. Procesi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka nisur në vitin 2022. Bosnje-Hercegovina ka statusin e vendit kandidat, por deri tani nuk ka nisur negociatat. Kosova është një vend potencial për të qenë kandidat për antarësim.

I ftuar edhe presidenti ukrainas

Në mbyllje të takimit me Ballkanin Perëndimor në Bruksel, sipas agjencisë gjermane të lajmeve (DPA) kancelari Olaf Scholz dhe disa kryetarët të tjerë shtetesh e qeverisë bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duan të bisedojnë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj. Të enjten (19.12.2024) do të zhvillohet edhe samiti i rregullt i fundivitit i vendeve të BE-së./ DW

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë vendin, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ...

07:32

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI