Flash

Roli i infermieres në shantazhin ndaj Schumacher: ajo kishte një lidhje të fshehtë

Lapsi.al 18 December 2024
Roli i infermieres në shantazhin ndaj Schumacher: ajo kishte një

Plani për të shantazhuar familjen e Michael Schumacher ishte i mirëorganizuar dhe rrezikoi të shkatërronte rrjetin mbrojtës që rrethon ish-kampionin e Formula 1. Masat e rrepta të sigurisë u vunë në pikëpyetje për shkak të bashkëpunimit të dy personave (njëri i konfirmuar, tjetri ende nën dyshim), të cilët luajtën një rol kyç në strategjinë kërcënuese.

Dyshimet mbi ish-infermieren: nuk u paraqit në gjykatë

Kush janë këta persona? Infermierja që u pushua nga puna sepse, sipas menaxheres historike të Schumacher, Sabine Kehm, “pamë gjëra të pakëndshme”. Dhe ish-truproja, i cili thuhet se kishte krijuar një lidhje të fshehtë dhe jo-profesionale me të: “ata kishin një lidhje”, doli në pah gjatë procesit, duke shqyrtuar rolin e infermieres dhe mënyrën e kryerjes së detyrës së saj. E thirrur për të dëshmuar, ajo nuk u paraqit, çka shtoi dyshimet për besnikërinë e saj.

Shantazhi me foto dhe video të Schumacher

Shantazhi për të nxjerrë 15 milionë euro, në këmbim të mos publikimit të fotove, videove dhe dokumenteve të tjera të ndjeshme mbi gjendjen aktuale të ish-pilotit – material që mund të sigurohej vetëm nga ata që kishin qasje të afërt me të – ishte pjesë e një plani kriminal të organizuar nga ish-truproja Markus Fritsche, me ndihmën e një shoku (ish-truproja Yilmaz Tozturkan) dhe të birit të tij Daniel, një ekspert informatike.

Lidhja mes ish-truprojës dhe infermieres: “Ata kishin një histori”

Në dosjen e Prokurorisë së Wuppertalit (Gjermani) tani përfshihet edhe emri i infermieres, e cila u largua për “kujdes të dobët” pas një periudhe shërbimi. Ajo është bërë objekt i hetimeve nga autoritetet, të cilat janë drejtuar nga dëshmitë e dhëna nga i dyshuari kryesor (ish-truproja, që kishte qenë pranë Schumacher dhe familjes së tij për vite, edhe para aksidentit në Meribel) dhe një punonjës i familjes Schumacher.

Lexo më tej: Schumacher, i pandehuri pranon tentativën e zhvatjes për familjen: donte 15 milionë

Roli i infermieres 30-vjeçare në këtë shantazh dyshohet të ketë qenë dorëzimi i materialeve sensitive te Fritsche, të cilat u përdorën për shantazh. Ky veprim dyshohet se ishte një mënyrë për të ndihmuar atë gjatë një periudhe të vështirë financiare dhe njëkohësisht një “peng dashurie” në kuadrin e një lidhjeje të thellë midis tyre, e përmendur nga menaxherja e mëparshme si një marrëdhënie “shumë e fortë”.

“Fillimisht u largua ajo, më pas ai (Fritsche, red.)”, shtoi Kehm, duke lënë të kuptohet se kapitulli ishte mbyllur. Avokati i njërit prej të pandehurve, Oliver Doelfs, i cili mbron Tozturkan, tha: “Ata ishin shumë të lidhur. Gjithçka tregonte se kishin shkuar përtej një marrëdhënieje pune”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI