Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Lapsi.al 18 December 2024
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë vendin, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta e bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të jenë zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet në jug të territorit. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët deri në 8°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës me shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Pritet një rritje e lehtë e vlerave barike duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në të gjithë republikën e MV. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja, të sjellin vranësira më të shpeshta në territor, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në jugore dhe juglindore. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen maksimalet duke u luhatur nga nga -1°C vlera minimale deri në 11°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në veriperëndim të kontinentit me ndikim deri në qendër do të sjellë vranësira, shira me intensitet të lartë si edhe stuhi të forta ere në Ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europën qendore, përkatësisht në Francë dhe Gjermani duke sjellë mjaft probleme. Po ashtu Europa veriore dhe lindore do të mbeten nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë prezente, ndërsa vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme kontinentale në pjesën më të madhe të kontinentit europian duke sjellë mot të kthjellët dhe temperaturave relativisht të ulëta.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI