Flash

Cassano kontrovers, zhvlerëson mesfushorin Barella: “Nuk ka cilësi e as personalitet”

Lapsi.al 18 December 2024
Cassano kontrovers, zhvlerëson mesfushorin Barella: “Nuk ka

Antonio Cassano mbetet i palëkundur në opinionet e tij për teknikun Simone Inzaghi dhe mesfushorin Nicolò Barella, edhe pas fitores së thellë 6-0 të Inter kundër Lazios, që i çoi zikaltërit vetëm tre pikë larg Atalantës kryesuese (me një ndeshje më pak ndaj Fiorentinës). Sipas 42-vjeçarit nga Bari, trajneri nuk ka bërë ndonjë punë të jashtëzakonshme, duke “hedhur në plehra” dy tituj kampion dhe pa përmirësuar asnjë lojtar (me dy përjashtime). Ndërkohë, për mesfushorin e kombëtares italiane, Cassano deklaron se “në formacionin tim nuk luan kurrë”, pasi “nuk ka pasime depërtuese, cilësi të mëdha apo personalitet të spikatur”.

“Inzaghi ka mbështetje nga media, mbulohet për disa situata”

Në programin “Viva el Fútbol”, Cassano e nisi duke folur për Inzaghi, pasi Lele Adani e përshkroi fitoren e Inter në “Olimpico” si një “masterclass”. Fantantonio theksoi se deri në minutën e 35-të “në fushë ishte vetëm një ekip që kërkonte fitoren”. Ai shtoi: “Nëse në vend të Noslin do të ishte Higuain, Benzema apo Messi, Lazio do të kishte kaluar në avantazh dhe ndeshja do të ndryshonte”.

Megjithatë, Cassano mbetet kritik ndaj teknikut Inzaghi: “Unë për një periudhë isha pro Inzaghi, por kohët e fundit nuk mund të jem më. Nëse më thoni se ai po përmirëson lojtarët, unë nuk e shoh kështu”.

Lexo më tej: Cassano “denigron” Simone Inzaghin, Adani detyrohet ta ndalojë: “Jo, Anto, e tepruar”

Cassano përmend rastin e Stefan de Vrij për të mbështetur pikëpamjen e tij: “De Vrij është një nga lojtarët më të mirë aktualisht, por ai e ka lënë gjithmonë pas dore. Nuk mendoj se merita është e Simone Inzaghi. Kur Acerbi ishte në formë, De Vrij nuk luante kurrë… Apo e kam gabim? Nuk po shpik asgjë. De Vrij është një lojtar i nivelit të lartë, por ka qenë i anashkaluar për tre vite, ndërkohë që Inzaghi besonte vetëm te Acerbi, të cilin e njihte prej kohësh”.

“Inzaghi ka përmirësuar vetëm dy lojtarë te Inter”

Sipas Antonio Cassano, vetëm dy lojtarë të Inter kanë treguar përmirësime nën drejtimin e teknikut Inzaghi: Marcus Thuram dhe Federico Dimarco. “Thuram ka bërë më mirë se sa pritej dhe vazhdon të përmirësohet. Po ashtu edhe Dimarco. Por kjo nuk justifikon dështimet e tjera. Në Champions, ai ka bërë paraqitje të dobëta, si kundër Leipzig apo Arsenal, ku u dominua totalisht”.

Cassano vazhdon: “Inzaghi duhet të fitojë kampionatin, jo vetëm një herë, por tri herë radhazi. Interi ka një skuadër me 20 lojtarë shumë të fortë, është i detyruar të fitojë. Nuk mund ta vlerësoj një trajner që ka hedhur poshtë dy tituj kampion dhe nuk tregon kreativitet në punën e tij”.

Barella nuk ka vend në ekipin e ideuar nga Cassano

Sa i përket Barella-s, Cassano mbetet i pandryshuar në opinionin e tij kritik: “Mua më pëlqen një tip tjetër lojtari. Barella është një lojtar që i shërben ekipit, por nuk më emocionon. Nuk e shoh si lojtarin që merr topin edhe kur është i markuar nga dy-tre kundërshtarë. Ai është një lojtar ‘box-to-box’, që bën diferencën në Itali sepse luan me lojtarë të tjerë të fortë, por për mua nuk është i jashtëzakonshëm”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI