Flash

Vllaznia, skuadra me më shumë pikë në fazën e dytë, por Dinamo e ka mposhtur dy herë

Lapsi.al 17 December 2024
Vllaznia, skuadra me më shumë pikë në fazën e

Në këtë edicion të kampionatit në Superiore, gjërat po ndryshojnë vazhdimisht. Kur ka përfunduar tashmë gjysma e sezonit, një analizë e shpejtë renditjeje e pikësh konfirmon mungesën e një dominuesi në kampionat dhe diferencat e vogla, edhe mes kryesuesve dhe atyre që luftojnë për mbijetesë. Në fund të fazës së parë kryesonte Partizani, tani Dinamo, ndërsa Vllaznia është skuadra që ka bërë më shumë pikë gjatë 9 javëve të fazës së dytë.

Në përfundim të javës së 18-të, tashmë kemi një lider të ri, Dinamo City. Skuadra e trajnerit Ilir Daja po shkëlqen në kampionat, duke kryesuar me 31 pikë. Gjatë fazës së dytë, Dinamo ka pësuar vetëm një humbje, atë ndaj Partizanit. Pas përfundimit të fazës së parë, kampionatin e kryesonte Partizani me 16 pikë, ndërsa Dinamo City mbante vendin e tretë me 15 pikë.

Në të njëjtën kuotë pikësh me Dinamon e vendit të parë ndodhet edhe Vllaznia, e cila renditet e dyta për shkak të disavantazhit në ndeshjet direkte, ku është mundur dy herë nga Dinamo. Skuadra e trajnerit Thomas Brdarić ka qenë më e suksesshmja gjatë fazës së dytë, duke grumbulluar plot 17 pikë, më shumë se çdo ekip tjetër në “Abissnet Superiore”. Nga vendi i pestë në fazën e parë, Vllaznia tani renditet e dyta me plot meritë.

Lexo më tej: Dinamo rrëmben kreun, Nani e Qefalija fundosin Tiranën: Partizani ndalet nga Elbasani

Këtë fundjavë do të nisë faza e tretë e kampionatit dhe do të luhet java e fundit për këtë vit. Mbetet të shihet se si do të jetë ecuria e skuadrave dhe ndryshimet në renditje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI