Flash

Pogba te Corinthians, një faqe eskortash ofrohet të paguajë pagën: “Nisni negociatat”

Lapsi.al 17 December 2024
Pogba te Corinthians, një faqe eskortash ofrohet të paguajë
E ardhmja e Paul Pogba po bën shumë bujë kohët e fundit. Mesfushori francez pritet të përfundojë pezullimin për doping në muajin mars dhe do të mund të rikthehet në fushë pas largimit nga Juventus. Fillimisht u përfol për kontakte me Olympique Marseille, por ditët e fundit ka dalë një pistë e re që e lidh atë me klubin brazilian Corinthians. Historia është mjaft e veçantë sepse faqja e eskortave “Fatal Model”, e cila më parë kishte tentuar të sponsorizonte Vitoria Bahia, ka deklaruar në rrjetet sociale se do të mbulojë një pjesë të pagës së Pogba-s nëse ai transferohet te Corinthians. Faqja, e cila përshkruhet si “më e madhja në Brazil” në këtë sektor, ka ofruar nga tre deri në katër milionë realë (rreth 460.000 deri në 620.000 euro) në këmbim të reklamimit të markës së saj në produktet zyrtare të klubit.

Pogba te Corinthians, propozimi i faqes së eskortave

Ky propozim shkaktoi menjëherë një debat të madh, sidomos pas deklaratës së Fatal Model në profilin e tyre zyrtar: “Fatal Model konfirmon lajmin për nisjen e negociatave me Corinthians për një sponsorizim që do të mundësojë transferimin e Paul Pogba. A mund ta imagjinoni yllin francez duke veshur fanellën e Timão? Propozimi ynë është të bashkëpunojmë për të realizuar këtë ëndërr. Do të ishe i mirëpritur në Brazil, Pogba! Do të të prisnim krahëhapur”.

Reagimi i Corinthians

Ky njoftim ka vënë në siklet klubin Corinthians, i cili nxitoi të mohojë zërat për një marrëveshje të mundshme me faqen e eskortave. Në një deklaratë zyrtare, klubi brazilian theksoi: “Departamenti i Marketingut i Sport Club Corinthians Paulista njofton se ka marrë një email nga kompania Fatal Model, por nuk ka asnjë negociatë në proces. Klubi falënderon kompaninë për interesimin”. Situata, që dukej e çuditshme që në fillim, është sqaruar me këtë deklaratë nga klubi, duke konfirmuar dyshimet e ngritura. Megjithatë, kjo ngjarje është një shembull i qartë i rëndësisë për të pasur kujdes ndaj thashethemeve dhe zërave të merkatos, pasi shpesh rreziku për një “bluff” të madh është gjithmonë i pranishëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI