Flash

"Hakmarrja" e Vinicius ndaj Rodri, zgjidhet Lojtari i Vitit nga Fifa: ja çmimet

Lapsi.al 17 December 2024
"Hakmarrja" e Vinicius ndaj Rodri, zgjidhet Lojtari i Vitit nga Fifa:
Mbrëmja e çmimeve në Doha (nesër në orën 18:00 sipas orës tonë luhet finalja e Kupës Interkontinentale mes meksikanëve të Pachucas dhe Real Madrid), ku FIFA dha çmimet e saj për më të mirët e vitit 2024, shkoi ashtu si pritej. Vinicius Junior rrëmbeu çmimin The Best of FIFA, si një hakmarrje e vogël ndaj Rodri, i cili disa javë më parë fitoi Topin e Artë. Spanjolli, në atë rast triumfoi ndaj brazilianit të Real Madrid, duke shkaktuar reagimin e Florentino Perez. Presidenti i fuqishëm i Blancos, pasi mori vesh paraprakisht se ylli i tij nuk do ta fitonte çmimin dhe anuloi udhëtimin e delegatëve të Madrid për në Paris. Lexo më tej: Rodri fituesi i Topit të Artë: Vinicius e Bellingham e panë nga 'divani'

ÇMIMET E TJERA

Përveç Vinicius, një tjetër yll i Real Madrid ka triumfuar: Carlo Ancelotti u votua si trajneri më i mirë i vitit. Argjentinasi Emiliano Martinez i Aston Villës fitoi çmimin si portieri më i mirë, kategori në të cilën ishte i nominuar edhe portieri i Milan Mike Maignan. U votua gjithashtu formacioni më i mirë, i cili u formua kështu: Emiliano Martinez (Aston Villa); Daniel Carvajal (Real Madrid), Antonio Rudiger (Real Madrid), Ruben Dias (Manchester City); William Saliba (Arsenal), Jude Bellingham (Real Madrid), Rodri (Manchester City), Toni Kroos (Real Madrid/ i tërhequr); Lamine Yamal (Barcelona), Erling Haaland (Manchester City), Vinicius (Real Madrid). Çmimi Puskas për golin e vitit shkoi te Alejandro Garnacho për golin në ndeshjen Everton-Manchester United 0-3 të Premier League, më 26 nëntor 2023.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI