Flash

Minatorët protestë para Kryeministrisë

Lapsi.al 16 December 2024
Minatorët protestë para Kryeministrisë

Paraditen e sotme para Kryeministrisë është zhvilluar protesta e radhës nga minatorët. Me pankarta në duar, ata janë shprehur se kërkesat e tyre janë të njëjta. Në këto kërkesa përfshihen miratimi i statusit të minatorit dhe pensione dinjitoze. Në fjalën e tyre në protestë, ata kanë akuzuar qeverinë se kanë bërë ligje antikushtetuese për të vjedhur pensionistët.

"Zotërinj miratorë, ju përshëndes për pjesëmarrjen tuaj në protestën e fuqishme që po bëni dhe mjaft këmbëngulëse, pasi nuk po tërhiqeni për të drejtat tuaja. Nuk jeni vetëm ju të vjedhur, por është vjedhur një popull i tërë nga këta maskarenjtë, që kanë bërë ligje antikushtetues për të vjedhur pensionistët.

Këta kanë shtuar në ligj nenin 9/13 që janë kundër nenit 79 që është detyrim ligjor që të mbrohen kontributet, prandaj ju bëj thirrje deputetëve, kryetares së parlamentit që të pastrojnë ligjet nga nenet 9/13 që janë kundër nenit 79. Këtu i gjithë shteti është kundër këtij neni, nga parlamenti, ekzekutivi, kryeministri dhe të gjithë me radhë ku institutcionet nuk punojnë me ligj, por me sistem kompjuterik. Këta janë kundër popullit, këta duhen hetuar nga SPAK, ky është një krim shtetëror kundër popullit, kundër njerëzve të punës, nga shteti i së drejtës, që në fakt është shteti që ‘rrjep’ qytetarët dhe i vjedh ato çdo ditë." janë shprehur ata.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI