Flash

Goditet grupi i køkainës në Greqi, 45 kg në kontejnerin me banane nga Amerika Latine

Lapsi.al 16 December 2024
Goditet grupi i køkainës në Greqi, 45 kg në kontejnerin me

Autoritetet greke të Antidrogës në Selanik, kanë arrestuar katër persona anëtarë të një organizate kriminale ndërkombëtare, të cilët janë përfshirë në transportin dhe trafikimin e një sasie droge, 45 kg kokainë, nëpërmjet një kontejneri nga Amerika Latine drejt Greqisë, konkretisht në Portin e Selanikut.

Bëhet fjalë për katër të huaj, të moshave 32, 34, 36 dhe 44 vjeç, ndërsa në dosjen e krijuar janë përfshirë edhe persona të tjerë të paidentifikuar, anëtarë të grupit shumëkombësh.

Nga hetimi dhe verifikimi i provave përkatëse, survejimi i profileve të përfshirëve dhe zhvillimi në nivel operacional i teknikave speciale të hetimit, u konstatua struktura e organizatës kriminale, karakteri i saj transnacional dhe veprimtaria kriminale e anëtarëve të saj.

Nga fillimi i nëntorit 2024, të pandehurit kishin krijuar dhe iu bashkuan një organizate kriminale, me natyrë transnacionale, e cila ishte aktive në trafikun e sasive të konsiderueshme droge (kokainë) nga Amerika Latine drejt Europës.

Për të arritur qëllimin e tyre, anëtarët e organizatës kriminale përdorën rrugën detare, duke fshehur ngarkesat e kokainës në kontejnerë frigoriferë me banane.

Përveç kokainës të arrestuarve iu gjet dhe iu konfiskua shuma prej 1450 euro dhe 658 dollarë, 4 pajisje celulare dhe mekanizmat e gjurmimit e lokalizimit (GPS) . Të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente, ndërsa hetimet në bashkëpunim me autoritetet homologe të vendeve të tjera vazhdojnë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI