Flash

BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshin edhe entitete kineze

Lapsi.al 16 December 2024
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshin edhe

Bashkimi Evropian e ka miratuar pakon e 15-të të sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, që përfshin masa më të ashpra ndaj entiteteve kineze dhe anijeve nga e ashtuquajtura flotës “hije” të Moskës, tha Komisioni Evropian në një deklaratë të hënën.

Pakoja e re e sanksioneve shton 52 anije nga flota që përpiqet të shmangë kufizimet perëndimore për të transportuar naftë, armë dhe grurë. Kjo e çon numrin total të anijeve të listuara në 79.

BE-ja filloi të shtojë në listë këto anije më herët gjatë këtij viti si përgjigje ndaj një rritjeje të numrit të anijeve që transportojnë ngarkesa të cilat nuk sigurohen nga ofruesit e zakonshëm perëndimorë. Lista përfshinte edhe anijet që dorëzuan municione koreano-veriore në Rusi.

Kufizimet e reja shtojnë 84 individë dhe entitete të reja, përfshirë shtatë persona dhe entitete kineze, si dhe entitete ruse në Serbi.

“Një individ dhe dy entitete që lehtësojnë shmangien e sanksioneve të BE-së, dhe katër entitete që furnizojnë komponentë të ndjeshëm për dronë dhe komponentë mikroelektronikë për ushtrinë ruse”, thuhet në deklaratë, në pjesën ku iu referohet entiteteve kineze.

Kjo do të jetë hera e parë që entitete kineze përballen me sanksione të tilla për ndalimin e udhëtimeve dhe ngrirjen e aseteve.

“Hapi drejt sanksioneve të mirëfillta jep një sinjal të rëndësishëm për kinezët. Ne e marrim këtë shumë seriozisht”, tha një diplomat i BE-së.

Shefi i sanksioneve të BE-së, David O'Sullivan, dhe zyrtarë ukrainas kanë fajësuar Kinën për shitjen e teknologjisë së huaj në Rusi.

Diplomatët thanë se listimet e mëparshme kineze në pakon e sanksioneve ruse përfshinin vetëm kontrollin e eksporteve, në vend të një sanksioni të përgjithshëm.

Lista tani përfshin drejtues të lartë në sektorin energjetik të Rusisë, dy zyrtarë të lartë koreano-veriorë, si dhe 20 kompani dhe entitete ruse në Indi, Iran, Serbi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Komisioni po përgatit një pako të 16-të sanksionesh për janar, e cila mund të përfshijë masa më të gjera si ndaj gazit natyror të lëngshëm rus dhe kufizime të eksporteve për filialet e kompanive të BE-së në vendet e treta, thanë burime për Reuters./ Rel

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI