Flash

Albin Kurti pritet të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale

Lapsi.al 16 December 2024
Albin Kurti pritet të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të paraqitet paraditen e sotme në Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit. Kurti duhet të paraqitet sot në orën 09:30, në Prokurorinë Speciale, megjithatë kryeministri ka treguar se ndodhet në Slloveni, ku po qëndron për vizitë zyrtare dhe ka zhvilluar disa takime. Nuk dihet ende nëse Kurti është kthyer në Kosovë.

Thirrjen e Prokurorisë Speciale për Kurtin e kishte bërë publike ditë më parë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ky i fundit, përmes një shkrimi në Facebook, kritikoi sistemin e drejtësisë për ndërhyrje në procesin zgjedhor.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor, i cili ia kishte pamundësuar [Kurtit] kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, 2021, kurse tash, përmes kësaj ftese, po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025”, shkroi ai pa dhënë më shumë detaje.

Dokumenti zyrtar thekson se mungesa e pajustifikuar për këtë thirrje mund të sjellë pasoja ligjore, përfshirë gjoba deri në 250 euro ose masën e shoqërimit me forcë nga autoritetet përkatëse. Kërkesa për paraqitje është nënshkruar nga prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi. Sipas prokurorëve, Kurti është thirrur të dëshmojë në një rast për një vepër penale nga neni 414 i Kodit Penal, i cili ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave në territorin shqiptar. Zonat e ulëta dhe bregdetare do të...

07:48

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI