Flash

Vllaznia merr "hak", Dodaj e Delaj thyejnë Laçin: Moriero pëson humbjen e dytë

Lapsi.al 14 December 2024
Vllaznia merr "hak", Dodaj e Delaj thyejnë Laçin: Moriero

E para, të paktën deri sa të zbresë në fushë Partizani. Vllaznia mposht 2-1 Laçin dhe i bën presion të kuqve dhe Egnatias, në javën e 18 të Superiores. Skuadra e Thomas Brdaric ka triumfuar 2-1 me golat e Dodaj e Delaj në “Loro Boriçi”, duke marrë revanshin e humbjes së fazës së parë, në debutimin e teknikut Francesco Moriero në pankinën kurbinase.

[video width="806" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/675db123343a5-1.mp4"][/video]

Vllaznia e kërkoi me ngulm fitoren, edhe pse u kujdes që të mos ndëshkohej nga kundërsulmi i bardhezinjve. Avantazhi për kuqeblutë erdhi në minutën e 51' me anë të Dodaj. 19-vjeçari shënoi një gol fantastik, duke konfirmuar momentin brilant që po kalon. Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 57' për të qenë më të saktë, shkodranët dyfishuan shifrat duke shënuar edhe golin e dytë. Një gabim i Kryeziut i dha mundësinë Delaj, t'a bëntë rezultatin 2-0.

[video width="806" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/675db297cdfac.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Çoba përmbys Elbasanin në fund: Vllaznia i jep debutimin e hidhur Gvozdenovic

Dy gola që goditën në moral Laçin, që reagoi me krenari. Vllaznia u tërhoq në mbrojtje të fitores dhe skuadra e teknikut Moriero pati hapësirat për të ndërtuar aksionet e saj. Bardhezinjtë rihapën ndeshjen në minutën e 70' me golin e Bullarit, që i dha pak shpresë miqve. Në minutat e mbetura pati raste shënimi në të dy anët, por rezultati mbeti i pandryshuar. Me 3 pikëve të marrë në shtëpi, Vllaznia merr përkohësisht vendin e parë në klasifikim me 31 pikë, 1 më shumë se Egnatia. Ndërkohë Laçi mbetet në vendin e 8 me 17 pikë dhe me një renditje që bëhet e komplikuar gjithnjë e më shumë me kalimin e javëve.

[video width="806" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/675db534a6935.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI