Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Pas rrëzimit të Bashar al-Assad, Rusia tërheq pajisje ushtarake prej Sirisë

Lapsi.al 14 December 2024
Pas rrëzimit të Bashar al-Assad, Rusia tërheq pajisje ushtarake

Një aeroplan rus i mallrave është larguar prej bazës ajrore Hmeimim që gjendet në perëndim të Sirisë, dhe është raportuar të jetë drejtuar kah Libia, teksa Moska vazhdon zbehjen e prezencës në territorin e aleates kryesore rajonale.

Duke cituar një zyrtar sirian që monitoron bazën, agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se disa aeroplanë tjerë transportues pritet të largohen nga baza në ditët në vijim, në kuadër të evakuimit, pas rrëzimit të regjimit të liderit sirian, Bashar al-Assad.

Në disa imazhe satelitore të 13 dhjetorit të kompanisë së teknologjisë hapësinore, Maxar, është parë se Rusia po përgatitet për tërheqje të pajisjeve ushtarake prej bazës Hmeimim. Në fotografi janë parë të paktën dy aeroplanë rusë të mallrave, Antonov An-124.

Burimi i Reutersit nuk e ka përmendur modelin e aeroplanit që është larguar nga baza, më 14 dhjetor.

Reuters ka raportuar se në mëngjesin e 14 dhjetorit, një aeroplan mallrash Il-76 është parë në bazë, derisa disa helikopterë janë parë brenda perimetrit të bazës, e cila ka qenë thelbësore për strategjinë e Rusisë sa u ka ofruar ndihmë forcave të Assadit dhe aletëve të saj në luftën civile siriane.

Intervenimi i Rusisë në luftë, më 2015, i ka ndihmuar Assadit të qëndrojë në pushtet, mirëpo regjimi i tij është rrëzuar javën e kaluar, teksa organizata Hayar Tahrir al-Sham – e shpallur terroriste nga Shtetet Bashkuara – si dhe disa organizata tjera, disa të lidhura edhe me Turqinë, e kanë rrëzuar regjimin përmes një ofensive të shpejtë.

Rusia i ka ndihmuar Assadit që të largohet nga shteti dhe vetë presidenti rus, Vladimir Putin, ia ka garantuar azilin. Rusia ka personel ushtarak edhe në bazën ajrore Al-Jufra në Libi.

Një numër mediash perëndimore janë duke raportuar se Rusia është duke i tërhequr forcat ushtarake dhe asetet që ka prej Sirisë, pas rrëzimit të Assadit nga pushteti.

Sipas ekspertëve, kjo situatë është “shuplakë në fytyrë” për Rusinë.

Moska e ka shfrytëzuar faktin se ka qenë mbështetësja kryesore e Assadit, dhe kështu e ka shtrirë ndikimin në Lindje të Mesme dhe më gjerë, duke e paraqitur veten si kundërpeshë e Perëndimit.

Tani, rënia e Assadit dhe largimi rus prej Sirisë, rrezikon ndikimin e Moskës, jo vetëm në Damask, por edhe në rajon.

Në raportimet e mëhershme është thënë se Rusia po negocion me autoritetet e reja në Damask, që t’i mbajë bazat ushtarake në Siri.

Përveç Hmeimimit, Rusia e ka edhe një bazë detare në Tartus të Sirisë./ REL

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI