Flash

Nga futbollist i City në kryetar shteti: Kavelashvili, presidenti i ri i Gjeorgjisë

Lapsi.al 14 December 2024
Nga futbollist i City në kryetar shteti: Kavelashvili, presidenti i ri i

Sheiku Mansour me paratë emirate do të vinte vetëm dymbëdhjetë vjet më vonë, duke sjellë me vete epokën e artë të Manchester City. Por në sulmin e Citizens gjatë sezonit 1996-97, pas rënies nga Premier League në First Division, për shkak të vendit të tretë nga fundi sezonin e kaluar, në një tjetër sezon të diskutueshëm me katër trajnerë të ndryshëm, ishte një sulmues 25-vjeçar gjeorgjian, Mikheil Kavelashvili, që po përjetonte mundësinë e jetës së tij. Megjithatë, ai nuk la ndonjë gjurmë të madhe, duke shënuar vetëm tre gola në 28 ndeshje.

Sot, Kavelashvili është 53 vjeç, është rikthyer në atdhe pas përfundimit të karrierës si futbollist në vitin 2011 dhe vetëm pak orë më parë është bërë presidenti i ri i Republikës së Gjeorgjisë. Përveç 46 paraqitjeve me kombëtaren, Kavelashvili, pas eksperiencës te Manchester City, ku kishte mbërritur nga Dinamo Tbilisi, ndërtoi një karrierë thuajse të tërë në Zvicër, duke luajtur me Grasshoppers, Zürich, Luzern, Sion, Aarau dhe Basel, madje duke marrë pjesë në Kupën UEFA dhe playoff-et e Ligës së Kampionëve.

PAKËNAQËSIA GJEORGJIANE

Emërimi i tij nuk është një surprizë e madhe, pasi ai ishte i vetmi kandidat, edhe pse është shoqëruar në Gjeorgji me protesta të forta përpara Parlamentit në Tbilisi, i cili ishte thirrur ta zgjidhte me votim të bojkotuar nga opozita. Protestat filluan muajin e kaluar, kur qeveria gjeorgjiane vendosi të pezullojë deri në vitin 2028 negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kavelashvili akuzohet se është krahu politik dhe fytyra publike e miliarderit oligark Bidzina Ivanishvili, themelues i partisë filo-ruse “Ëndrra Gjeorgjiane”, me të cilën ish-futbollisti u zgjodh deputet në vitin 2016 dhe që dy javë më parë e emëroi atë si kandidat për të pasuar presidenten 72-vjeçare filo-perëndimore Salome Zurabishvili. Kjo e fundit ka deklaruar se nuk pranon të largohet nga posti, duke mos njohur legjitimitetin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të tetorit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI