Flash

I dënuar me 27 vite burg në SHBA, shqiptari përfiton nga amnistia e Biden

Lapsi.al 14 December 2024
I dënuar me 27 vite burg në SHBA, shqiptari përfiton nga amnistia

Presidenti në detyrë i SHBA-ve, Joe Biden, i ka falur ose ulur dënimet më shumë se 1500 personave të dënuar, përfshirë edhe drejtuesve të karteleve apo trafikantëve të drogës, mes të cilëve është edhe një shtetas shqiptar.

Sipas mediave të huaja, mes emrave të personave të liruar nga Biden është edhe shqiptari Francesk Shkambi, i dënuar në vitin 2014 me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale që kontrabandonte drogë në SHBA nga Shqipëria. Sipas dokumenteve të gjykatës, Shkambi ishte përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, heroinës, marijuanës dhe pilulave ekstazi.

“Juria e gjeti Shkambin përgjegjës për trafikimin e 85 kilogramë kokainë, 4 kilogramë heroinë, afërsisht 122 paund marijuanë dhe 4000 pilula ekstazi”, tregojnë të dhënat.

Sipas Byrosë Federale të Burgjeve (BOP), Shkambi pritej të lirohej në vitin 2029.

Ky veprim i fundit nga administrata Biden ka ngjallur reagime të shumta, duke përfshirë debate mbi përfshirjen e individëve me dënime të larta në listën e të falurve. Biden po u jep mëshirë afro 1500 amerikanëve të cilët kanë treguar rehabilitim të suksesshëm dhe një angazhim të fortë për t’i bërë komunitetet e tyre më të sigurta.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI