Flash

Cassano “denigron” Simone Inzaghin, Adani detyrohet ta ndalojë: “Jo, Anto, e tepruar”

Lapsi.al 14 December 2024
Cassano “denigron” Simone Inzaghin, Adani detyrohet ta ndalojë:

Interi humbi ndaj Bayer Leverkusen në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Champions League. Megjithatë, kjo disfatë nuk ka ndikuar në pozicionin në renditje të zikaltërve, që janë gjithnjë e më pranë kualifikimit direkt për në fazën e 1/8-ve, pa pasur nevojë të kalojnë nga playoff-et. Por, siç thotë Cassano, asgjë nuk është e sigurt. Pikërisht për këtë arsye, në episodin e fundit të Viva el Futbol – formati në streaming që drejtohet nga Lele Adani dhe Nicola Ventola – Antonio Cassano sulmon teknikun Simone Inzaghi, duke kritikuar ashpër qëndrimin e Interit në ndeshjen kundër skuadrës së Xabi Alonsos në Gjermani.

Në studio ndërhyn një tifoz që e cilëson performancën e Interit si “disi të turpshme”, duke gjetur mbështetjen e Antonio Cassano, i cili në atë moment sulmon pa kursim Simone Inzaghin: “Ka një diferencë të madhe dhe kjo është mendimi im: në stol te Leverkuseni ka një fenomen, ndërsa te Interi një pipa (dështak)”. Në këtë pikë, reagimet e dy bashkëmoderatorëve, Ventola dhe Adani, janë të menjëhershme. Sidomos Adani, i befasuar nga fjalët e Cassanos, ndërhyn menjëherë për ta ndaluar: “Jo, pipa jo – thotë ai bashkë me Ventolën. – Është e tepruar, Anto”.

Adani e di që Cassano shpesh ka kritikuar Simone Inzaghin, duke vënë në dyshim stilin e tij të trajningut, mënyrën si organizon ekipin në fushë dhe detaje të tjera të punës së tij. Por ndoshta nuk e priste të dëgjonte një term kaq të rëndë ndaj trajnerit. Ai përpiqet ta udhëzojë Cassanon të zbusë tonin: “Pipa nuk e ke përdorur kurrë më parë,” – thekson Adani, duke sugjeruar një korrektim, të cilin Cassano e pranon. “Atëherë le të themi trajner i dobët,” – shton ai. Pas kësaj, Cassano shpjegon më në detaje pakënaqësinë e tij.

Analiza e Cassanos mbi teknikun Simone Inzaghi

“Më thuaj një lojtar të vetëm të Leverkusenit që do të luante te Interi?” – pyet Cassano. Në atë moment Adani përgjigjet: “Kjo është një konsideratë e mirë.” Cassano vazhdon analizën e tij: “Diferenca është se te Leverkuseni ka një trajner që e pëlqen futbollin ashtu si e pëlqejmë ne, studion, i ndihmon lojtarët të zhvillohen, ndërsa Inzaghi, në mënyrë të çuditshme në ndeshjet e vështira, vendos Taremin të bëjë përplasje djathtas dhe majtas”.

Lexo më tej: Cassano lexon provokimin mbi Interin: “Tani do të përmend emra dhe mbiemra”

Ai shton: “Në Itali duket sikur luan mirë dhe dominon. Më parë thashë pipa, nuk është pipa, por nuk është i mirë, nuk më pëlqen. Ka humbur dy kampionate, shkon në Champions League dhe merr goditje të rënda. Vitin e kaluar doli jashtë kundër një skuadre më të dobët se e tija”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI