Flash

Macron emëron François Bayrou si kryeministrin e ri të Francës

Lapsi.al 13 December 2024
Macron emëron François Bayrou si kryeministrin e ri të

Presidenti francez, Emmanuel Macron ditën e sotme ka marrë vendimin dhe ka emëruar kryeministrin e ri të vendit pas disa ditësh shtyrjesh së vendimit. Macron më parë kishte informuar fillimisht François Bayrou se nuk do të ishte kryeministri i ri por pas një takimi dy orësh ai u ftua të merrte postin e lënë nga Barnier.

Presidenti francez ka telefonuar François Bayrou herët këtë mëngjes për ta informuar për vendimin e tij. Bayrou shkoi në Elysee pak kohë më vonë dhe pati një diskutim me Macron për rreth një orë e 45 minuta.

Pallati Élysée njoftoi se Bairou i është besuar detyra për të formuar një qeveri të re. Ai është kreu i katërt i qeverisë në Francë pas rizgjedhjes së Emmanuel Macron në prill të 2022. Pas njoftimit të emërimit të François Bayrou, presidenti i Alarm Kombëtar, Jordan Bardela theksoi se aty nuk do të ketë asnjë censurë paraprake ndaj kreut të ri të qeverisë.

“Vijat tona të kuqe mbeten, nuk ndryshojnë”, tha ai. Bardella më pas sulmoi Macronin, duke e quajtur atë një president frikacak që zgjodhi një kryeministër të ri, i cili duhet të marrë parasysh situatën e re politike.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI