Flash

Berisha: Narkoshteti ka futur krimin dhe drogën në klasa

Lapsi.al 13 December 2024
Berisha: Narkoshteti ka futur krimin dhe drogën në klasa

Kreu i opozitës, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet dramatike në shkollat e vendit. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha thotë se ngjarjet tragjike si ajo te "Fan Noli" po shtohen çdo ditë në shkolla të ndryshme të vendit.

Berisha shprehet, se narkoshteti siç ai e quan, ka futur krimin dhe drogat në shkolla. Berisha bëri thirrje për prindërit dhe nxënësit që të bëjnë gjithçka për të shmangur episode të tilla, teksa ka dënuar ashpër qëndrimin indiferent të Ministrisë së Arsimit.

Në fund, Berisha ka garantuar se akte të tilla në shkolla do dënohen me rreptësinë më të madhe se se në mënyrën më të prerë.

"Çështja e dytë që desha të sjell, zhvillimet e tjera dramatike në shkollat e vendit.

Ngjarja e shkollës ‘Fan Noli’ po përsëritej pothuajse me një gravitet të ngjashëm në Cakran të Fierit.

Po kështu një lajm që duhet verifikuar, dhe u kërkoj medieve ta verifikojnë, se një raportim më ka ardhur mbrëmë për shkollën ‘Isa Boletini’, dhe që e kanë fshehur.

Pra, kanë futur krimin dhe drogën në shkolla narkoshteti.

Po fute drogën, ke futur krimin, i ke futur të gjitha.

Prindër në Cakran rrëfejnë se nxënësit rrahin mësuesit. Degradim i plotë i narkoshtetit, por degradim i atyre institucioneve, të cilat janë institucionet më të rëndësishme siç janë shkollat.

U bëj thirrje prindërve dhe nxënësve të bëjnë gjithçka për të shmangur episode të tilla të nxitura direkt nga pushteti i krimit.

Këto janë shprehje flagrante të penetrimit të krimit në shkolla, të drogës në shkolla.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin indiferent dhe fshehjen e këtyre akteve nga Ministria e Arsimit, Policia e Shtetit dhe qeveria.

Garantoj se akte të tilla në shkolla do dënohen me rreptësinë më të madhe se se në mënyrën më të prerë, të armatosur me armë të ftohta apo të tjera, nuk do mund të futet kush në shkollë.

Kjo që ndodh në shkollat tona po paguhet me gjakun e fëmijëve tanë dhe është i tëri skenar i narkoshtetit.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI