Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Trump kritikon vendimin për ta lejuar Ukrainën të sulmojë thellë brenda Rusisë

Lapsi.al 12 December 2024
Trump kritikon vendimin për ta lejuar Ukrainën të sulmojë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka kritikuar administratën Biden pse i dha leje Ukrainës të kryejë sulme thellë brenda Rusisë me raketa të fuqishme amerikane, duke thënë se kjo gjë vetëm sa e përshkallëzon luftën.

“Unë nuk pajtohem aspak me dërgimin e raketave, qindra raketave në Rusi. Pse po e bëjmë këtë? Ne vetëm sa po e përshkallëzojmë këtë luftë dhe po e përkeqësojmë. Kjo gjë nuk është lejuar të ndodhte”, tha Trump gjatë një interviste me revistën Time, që u publikua të enjten.

Pas një ngurrimi mbi njëvjeçar, administrata e presidentit Joe Biden përfundimisht vendosi në nëntor t’i japë leje Ukrainës të kryer sulme ndaj aseteve ushtarake brenda Rusisë duke përdorur raketa të prodhimit amerikan, Sisteme të Raketave Taktike Ushtarake (ATACMS).

Këto raketa të fuqishme dhe precize mund ta godasin shënjestrën deri hiç më pak se 300 kilometra larg.

Administrata e Bidenit e arsyetoi vendimin duke thënë se Rusia e ka përshkallëzuar konfliktin duke dërguar rreth 11.000 ushtarë koreanoveriorë në vijë të frontit.

Vetëm disa ditë pasi Ukraina i përdori për herë të parë raketat ATACMS kundër Rusisë, Kremlini u kundërpërgjigj duke goditur Ukrainën me një raketë të re balistike ndërkontinentale, e cila është e aftë të bartë kokë bërthamore. Kremlini deklaroi se përdorimi i kësaj rakete ishte mesazh për Perëndimin.

Trump nuk ka treguar nëse do ta shfuqizojë njëanshëm vendimin për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë kët raketa brenda territorit rus, pasi ta ketë marrë detyrën më 20 janar, apo nëse do ta përdorë atë si mjet për të negociuar me Kremlinin.

Ai ka thënë se mund t’i japë fund luftës pothuajse trevjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës brenda "24 orëve," gjë që ka ngjallur shqetësime se mund ta detyrojë Kievin të dorëzojë territore që aktualisht janë të pushtuara nga forcat ruse.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar që zotimet e Perëndimit për sigurinë e vendit të tij të bëhen pjesë e çdo marrëveshjeje të negociuar. Zelensky – dhe shumica e ukrainasve – duan anëtarësimin në NATO, sepse thonë se vetëm kjo do të parandalojë Rusinë të mos e pushtojë vendin e tyre përsëri në të ardhmen.

Trump nuk u pyet për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por ka kritikuar organizatën ushtarake të udhëhequr nga SHBA në të kaluarën, duke thënë se ajo është barrë për financat e SHBA. Shtetet e Bashkuara përbëjnë rreth 60 për qind të shpenzimeve ushtarake të NATO-s.

Gjatë një fjalimi të enjten, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje evropianëve t’u bëjnë trysni qeverive të veta për t’i rritur shpenzimet në mbrojtje.

“Rusia po përgatitet për konfrontim afatgjatë. Me Ukrainën, dhe me ne”, shtoi ai./REL

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI