Flash

Richards çmendet pas Juve-City, hap shampanjën live e Del Piero ikën: “Jo, mos e bëj!

Lapsi.al 12 December 2024
Richards çmendet pas Juve-City, hap shampanjën live e Del Piero
Fitorja e Juventus në shtëpi kundër Manchester City në Champions League ka ndezur entuziazmin e tifozëve bardhezi. Përveç se siguroi tre pikë thelbësore për renditjen dhe kalimin e fazës, skuadra e drejtuar nga Thiago Motta tregoi guxim, pasion dhe një lojë të përkryer për 90 minuta. Stadiumi shpërtheu nga euforia pas bilbilit të fundit, ndërsa të njëjtën atmosferë përjetuan edhe ata që ishin mbrëmë në Torino në rolin e të dërguarve të CBS: Micah Richards dhe Alessandro Del Piero. Për dy ditë, tandemi i televizionit amerikan që ndjek me kujdes futbollin evropian, veçanërisht në Champions, u ndal në Itali. Fillimisht të martën në Bergamo për sfidën mes Atalantës dhe Real Madrid e më pas në ndeshjen e mbrëmshme mes Juventus dhe Manchester City. Pas bilbilit të fundit, me stadiumin tashmë të zbrazur dhe dritat gati për t’u fikur, Micah Richards mori një shishe shampanjë në fushën e Allianz Stadium. Në atë pikë, ish-mbrojtësi i Citizens u çmend, duke bërë që Del Piero të ikte: “Jo, mos e bëj!”. Richards dhe Del Piero, megjithatë, fillimisht morën si dhuratë nga një kuzhinier i stadiumit një panetone secili me logon e Juventus, e më pas një shishe shampanjë. Në atë pikë ndodh gjithçka: Richards mori shishen dhe pyeti: “Ta tund apo jo? Ta tund?”. Ish-mbrojtësi kërkonte të krijonte një “shi” shampanje dhe për t'i lagur të gjithë. Del Piero klithi: “Jo, mos e tund!”. Por Richards nuk përmbahej dhe bëri siç dëshironte, duke bërë që Del Piero të largohej nga kuadri.

Nga studio tallen: “Po feston një tjetër humbje të City”

Nga studio, Carragher dhe Henry nuk mund të ndalnin të qeshurat. Richards, duke përpjekur të qetësonte situatën, shpërndau shampanjën në gotën e tij dhe të Del Pieros. Të gjithë ngritwn dolli mes të qeshurash të pandalshme, ndërsa nga studio i kujtuan me humor Richards: “Micah po feston një tjetër humbje të Manchester City”. Richards piu një gllënjkë dhe e mbyll me një: “Gëzuar Krishtlindjet”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI