Flash

Debatet për opinionin e Venecias, Manja- Nokës: Na dha të drejtë ne jo ju

Lapsi.al 12 December 2024
Debatet për opinionin e Venecias, Manja- Nokës: Na dha të

Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes Olta Xhaçka ka shkaktuar debat mes mazhorancës dhe opozitës. Ministri i Drejtësisë replikoi me deputetin e PD-së, Flamur Nokën, ku tha se opozitën nuk e ndihmon retorika politike lidhur me opinionin e Venecias, pasi sipas tij, i dha të drejtë mazhorancës.

"Flamur, kam që në orën 10 me pak përjashtim të vogël për kafe. Nuk kam lëvizur dhe nuk kam ndërmend të lëviz deri në mbarim të seancës. Jam i bindur se me atë fjalor asnjë kuksian nuk është krenar. Dibran jo e jo. Ky lloj fjalori dhe një tjetër nuk na ka hije asnjërit. Bëjmë politikë pa diskutim. Nuk kemi të njëjtat qëndrime. Por të gjitha këto që diskutohen retorika politike, balta që hidhet për të gjitha temat sigurisht jeni të ftuar 11 maj për të na gjykuar. Fundi i këtij debati janë 11 maji, janë ata që do votojnë alternativat tona. Se kë do votojnë shqiptarët ti lëmë të vendosën. Ju jeni në efektet e listave të deputetëve në garë për 11 maj. Nuk ju ndihmon retorika për sapun as djath. Asnjëherë nuk kemi qenë dakord për komisionin e Venecias. Për opinionin e Venecias ju do kishit dalë të na thonit po të drejtë mazhorancës. Na dha të drejtë ne jo ju.", tha Manja.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI