Flash

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën: Përfshirjen e të vëllait në çështjen "Xibraka"

Lapsi.al 12 December 2024
Bardhi kërkon interpelancë me Ramën: Përfshirjen e të

Ka nisur seanca plenare në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar zhvillimin e interpelancës me kryeministrin Edi Rama lidhur me pagesën që sipas tij, shteti shqiptar do t'i paguajë Francesco Becchetit.

Referuar reagimit të kryeministrit, Bardhi tha se Rama nuk mund të vërë si kusht për paraqitjen e tij Në Kuvend, përfundimin e hetimeve për përfshirjen apo jo të Olsi Ramës në çështjen "Xibraka". Ai i kërkoi kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit t'i kërkojë kreut të qeverisë të paraqitet në interpelancë dhe të japë përgjigje.

"Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për 130 milionë euro të qytetarëve shqiptarëve janë bllokuar për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit për Agon Channel. Nëse i vëllai është i përfshirë në çështjen Xibraka, nuk është një kush që i vihet Kuvendit për të mos u paraqitur në interpelancë. Kërkoj të thërrisni kryeministri Rama të japë përgjigje për këtë pagesë. Të japë llogari siç e kërkon Kushtetuta.", tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI