Flash

Trafik kokaine në Bolonja, edhe shqiptarë mes 22 të arrestuarve

Lapsi.al 11 December 2024
Trafik kokaine në Bolonja, edhe shqiptarë mes 22 të arrestuarve

22 persona janë arrestuar nga policia italiane për trafik kokaine në Bolonja. Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe disa shqiptarë. Siç raportohet nga mediat e huaja pas një tentative vrasjeje të ndodhur në vitin 2021 në lagjen Pilastro, hetimet kanë zbuluar shitje të shumta droge, në baza periodike, dhe në veçanti kokainë, nga një grup kriminal italian.

Konkretisht të dyshuarit janë shtetas italianë, marokenë, tunizianë dhe shqiptarë. Krahas 22 masave të marra gjatë hetimeve, janë arrestuar në flagrancë edhe shtatë persona të tjerë. Gjithashtu janë sekuestruar sasi të mëdha kokaine, heroinë dhe marijuane, si dhe një pistoletë gjysmë automatike. Po ashtu grupi përdorte bodrume dhe garazhe për të ruajtur drogën, njëra ndodhej në via Giuriolo, dy të tjera në Ozzano dhe San Lazzaro.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI