Flash

“Probleme teknike” në mbarë botën për Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Lapsi.al 11 December 2024
“Probleme teknike” në mbarë botën për Facebook,

Një “problem teknik” ka bërë që njerëz në mbarë botën të mos kenë mundësi të publikojnë në rrjetet e tyre sociale Facebook, Instagram, Threads dhe WhatsApp.

Në një deklaratë në platformën e rrjeteve sociale “X”, kompania e teknologjisë “META” shkroi: "Ne jemi të vetëdijshëm se një problem teknike po ndikon në aftësinë e disa përdoruesve për të hyrë në aplikacionet tona. Ne po punojmë për t'i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim" – thuhet në deklaratë.

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram thanë se kanë probleme me hyrjen në aplikacion dhe uebsajtin e tij, ndërsa përdoruesit e Messenger thanë se kishin probleme me hyrjen në shërbim dhe dërgimin e mesazheve.

Sipas Downdetector, i cili lejon njerëzit të raportojnë probleme me aplikacionet dhe faqet e internetit të njohura, tregon një rritje të madhe në ankesave të problemeve me aplikacionet e Meta. 

Në fillim të këtij viti, një problem teknik çoi në një ndërprerje që preku qindra mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në mbarë botën. Platformat u përballën me një ndërprerje tjetër në tetor, megjithëse shërbimet u rikthyen kryesisht brenda 1 ore. ©LAPSI.al

facebook error message on website in uk at 19.15

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI