Flash

Veton Surroi: Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45

EMRI/ Atentat ndaj shqiptarit 24-vjeçar në Selanik

Lapsi.al 11 December 2024
EMRI/ Atentat ndaj shqiptarit 24-vjeçar në Selanik

Një 24-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në një atentat në rrugën “Egnatia” pranë Selanikut. I riu i identifikuar si Ronaldo Pecaku, me origjinë nga Elbasani, por i lindur në Selanik e banues Halkidikisë, është qëlluar me armë zjarri teksa po udhëtonte me motor. Paraprakisht mendohet se ndaj tij është hapur zjarr nga një tjetër motor që po e ndiqte.

Ngjarja ka ndodhur pak para kabinave të pagesës së rrugës në Oraiokastro. Pecaku ka marrë një plumb në bark dhe i plagosur ka mundur të ecë edhe pak deri tek kabinat e Oraiokastros.

Aty ka rënë dhe punonjës e kalimtarë kanë njoftuar ambulancën dhe policinë. 24-vjecari është transportuar drejt spitalit “Axepa”, ndërkohë që policia ka nisur hetimet. Mediat greke shkruajnë se Ronaldo Pecaku rezulton me precedentë penalë, i arrestuar në korrik 2021 për vjedhje dhe i liruar para një muaji. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI