Flash

Historia e gruas së Assad/ Si u kthye “Trëndafili i shkretëtirës” në “Zonja Makbeth”

Lapsi.al 9 December 2024
Historia e gruas së Assad/ Si u kthye “Trëndafili i

E ardhmja e ish-diktatorit gjakatar të Sirisë nuk dihet pas arratisjes së tij nga vendi. Bashar al-Assad dhe familja e tij tani kanë marrë azil politik në Rusi. Megjithatë, ajo që ka tërhequr sërish vëmendjen është historia e gruas së tij, Asma. E arsimuar dhe me një karrierë në sistemin bankar ajo u bë zonja e parë e Sirisë për më shumë se dy dekada.

Asma Al-Assad dikur ishte një simbol i çlirimit dhe modernizimit në Lindjen e Mesme, por sot ajo është sinonim i shtypjes dhe rënies së dinastisë së burrit të saj. Me origjinë nga Londra dhe me një karrierë në sektorin bankar, Asma e pa veten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare përpara se zhvillimet e përgjakshme në Siri ta kthenin imazhin e saj në një figurë urrejtjeje dhe zemërimi.

Zonja Makbeth!”- Rënia e regjimit të Bashar al-Assad, kush është Asma, bashkëshortja e presidentit të rrëzuar sirian! Roli i saj në qeverisjen e të shoqit dhe trazirat e vitit 2011 | Panorama

Asma lindi në 1975 në Londër, vajza e kardiologut të suksesshëm Fawaz Ahras dhe diplomates Sahar Ahras. Pas studimeve në Queen's College dhe diplomimit në King's College në vitin 1996 me një diplomë në shkenca kompjuterike dhe letërsi franceze, ajo filloi një karrierë të shkëlqyer në sektorin e investimeve, duke punuar me kompani si “Deutsche Bank” dhe “JPMorgan”.

The day I met the first lady of hell: Bashar al-Assad's wife, Asma

Në vitin 2000, ajo u martua me Bashar Al-Assad, i cili mori pushtetin në Siri pas vdekjes së babait të tij, Hafez Al-Assad. Prania e saj pa shami, stili i saj i sofistikuar dhe paraqitjet e saj ndërkombëtare e bënë atë një simbol të fuqizimit të femrës në botën arabe. Në vitin 2010, revista “Vogue” e përshkroi atë si një "Trëndafil në shkretëtirë", duke nënvizuar imazhin e saj si një Zonjë e Parë moderne dhe të sofistikuar. Megjithatë, gjithçka ndryshoi në vitin 2011, kur Siria u zhyt në një luftë civile që ekspozoi shtypjen brutale të regjimit të Asadit.

Syria's first lady Asma al Assad: Why I wouldn't leave my husband | World News | Sky News

Asma, e konsideruar fillimisht një "modernizatore", shpejt u lidh ngushtë me diktaturën dhe mizoritë e saj. Lufta ka lënë qindra mijëra të vdekur dhe miliona të zhvendosur, duke shkatërruar imazhin e Sirisë si një vend i hapur dhe progresiv.

LEXONI EDHE: Nga oftamolog në autokrat: Fundi i sundimit të Assadit

Gjatë konfliktit, Asma mori një rol aktiv në ekonominë e regjimit, duke organizuar rrjete kontrolli që përfshinin shpërndarjen e ndihmave humanitare, aksesin në internet dhe subvencionet ushqimore. Kritikët e saj e quajtën atë "Zonja Makbeth", pasi ajo e përdori rolin e saj për të forcuar pozitën e regjimit dhe për të siguruar mbajtjen e tij në pushtet.

Who Is Bashar al-Assad's Wife Asma al- Assad? Know All About Family Of Ousted Syrian Leader | Times Now

E diagnostikuar me kancer gjiri në 2018-në dhe vdekja e vjehrrës së saj në 2016 e vunë atë përsëri në qendër të vëmendjes, por përfshirja e saj në administrimin e regjimit tashmë kishte gërryer çdo imazh pozitiv që ajo kishte krijuar. Në të njëjtën kohë, protestat kundër regjimit çuan në tërheqjen e intervistës së saj nga “Vogue” në 2012.

LEXONI EDHE: Asma, gruaja e brishtë e një dikataori katil

Me afrimin e 24-vjetorit të martesës, çifti ka të ngjarë ta festojë atë në rrethana larg luksit të pallatit të tyre në Damask. Rënia e Asma Al-Assad pasqyron tragjedinë e Sirisë, e cila është kthyer nga një vend shprese dhe përparimi në një fushë vuajtjesh të patreguara. E ardhmja e familjes Assad mbetet e pasigurt, ndërsa vetë Asma mbetet një figurë që do të ndjekë historinë e vendit të saj. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

Bie Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad

Ndërsa diktatori Bashar al-Assad u largua papritur nga Siria, turmat hynë në pallatin presidencial dhe plaçkitën sendet e tij. Sipas raportimeve, mbretërimi ...

13:01

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI