Flash

Biznesi i gruas së Veliajt, Lala: Te 'Harabeli' është gjetur një shumë parash

Lapsi.al 9 December 2024
Biznesi i gruas së Veliajt, Lala: Te 'Harabeli' është

Gazetarja Klodiana Lala së fundmi ka konfirmuar se janë sekuestruar një shumë parash te qendra e Harabelit gjatë kontrolleve të BKH-së. Lala e ftuar tek emisioni "Të paekspozuar" u shpreh se gjatë kontrollit janë sekuestruar një shumë parash por pa e specifikuar sesa para janë gjetur. Ajo shtoi se nuk është në gjendje të tregojë nëse shuma e parave është e njëjtë me paratë e deklaruara nga kreu i PD-së Sali Berisha.

Lala më tej tha se avokatët e Arjola Xoxës dhe Arbër Veliajt janë duke bëra gati një ankimim për Gjykatën e Posaçme për kontrollin e ushtruar nga BKH-ja ndërsa ata e cilësojnë të paligjshëm.

"Gjatë kontrollit në qendren e Harabelit të bashkëshortes së kryebashkiakut ështe sekuestruar një shumë parash. Nuk jam në gjendje të them nese është e njëjta shumë parash që deklaron ish-kryeministri Sali Berisha. Nga kontakti me avoktatët e zonjës Xoxa dhe Arbër Veliaj janë duke bërë gati ankimim për në Gjykatën e Posçame pasi e konsiderojnë kontrollin e ushtruar të paligjshëm. Sipas tyre nuk mund të veprohet siç ka vepurar BKH-ja," tha Lala.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI