Flash

Një grusht pas 2 sekondash e Ferrell bie: është KO më i shpejtë në histori

Lapsi.al 8 December 2024
Një grusht pas 2 sekondash e Ferrell bie: është KO më i
Dy sekonda dhe një hap i vogël kohe. Justin Watson i mjaftuan për të nokautuar kundërshtarin që ndodhej përballë tij në ring gjatë një ndeshjeje në Bare Knuckle Fighting Championship (në Atlanta, Georgia). Cole Ferrell nuk pati as kohë të tentonte një reagim. Sapo gjyqtari dha sinjalin për nisjen e duelit, Ferrell pësoi një grusht brutal në tëmth që e rrëzoi në tokë. Ferrell u përpoq të ngrihej për të vazhduar, por ishte e pamundur: ishte aq i trullosur saqë i duhej mbështetja e gjyqtarit për të qëndruar në këmbë. U dorëzua, nuk kishte çfarë tjetër të bënte, ndërsa rivali i tij festonte duke përshkruar perimetrin e ringut, me duart te veshët për të shijuar ovacionet e publikut.

Një fitore rekord

Sipas të dhënave zyrtare, ky mund të jetë nokauti më i shpejtë në historinë e sporteve të luftimeve. Në disiplinën e dueleve me duar të zhveshura (bare-knuckle), nuk ka të krahasuar: për shkak të afërsisë së madhe të kundërshtarëve që nga fillimi i ndeshjes dhe goditjeve më të dhunshme, situata të tilla dramatike janë të mundshme. Në këtë rast, një goditje e fuqishme me dorën e djathtë ishte e mjaftueshme për të shkaktuar këtë episod të jashtëzakonshëm. Gjyqtari Bryan Miner, pas disa çastesh hezitimi për të kontrolluar gjendjen e Ferrell, ndaloi përballjen dhe shpalli Watson si fitues.

Sa zgjati realisht ndeshja?

Një video që është bërë virale tregon qartë kohën: 2.9 sekonda për të përfunduar ndeshjen me një nokaut të jashtëzakonshëm, duke lënë spektatorët të habitur dhe mosbesues. Ata mbetën mes dyshimit se rezultati mund të ishte “i paracaktuar” dhe mahnitjes për atë grusht vdekjeprurës. Deri në konfirmimin zyrtar të këtij rekordi si nokauti më i shpejtë në historinë e sporteve të luftimeve, një gjë është e sigurt: në 6 vitet e historisë së “Bare Knuckle Fighting Championship”, ky është nokauti më i shpejtë i parë ndonjëherë. A do të klasifikohet si absolut në historinë e sporteve të luftimeve? Ndoshta, kur krahasohet me rekorde të tjera historike: • Në boks, rekordi i përket Mike Collins, i cili në vitin 1947 mposhti Pat Brownson për 4 sekonda. • Në artet marciale të përziera, Luis Hernandez arriti një fitore në 3 sekonda kundër Brian Topp gjatë ngjarjes Titan FC 83 (korrik 2024). • Në historinë e UFC, rekordi i përket Jorge Masvidal, i cili në vitin 2019 mposhti Ben Askren në 5 sekonda me një goditje të fuqishme gjuri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI