Flash

Grabitet një kioskë në ish-Bllok, pronarja: Autori ishte i armatosur

Lapsi.al 8 December 2024
Grabitet një kioskë në ish-Bllok, pronarja: Autori ishte i

Një kioskë në zonën e ish-Bllokut është grabitur para pak minutash. Mediat raportojnë se pronarja e kioskës ka njoftuar policinë se një person i paidentifikuar i ka marrë një shumë parash. Sipas saj autori ishte i armatosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet. 

"Më datë 08.12.2024, rreth orës 17:10, në një kioskë në zonën e Ish-Bllokut, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi akoma të papërcaktuar (paraprakisht dyshohet pistoletë lodër), i ka vjedhur rreth 300 lekë të rinj shitëses së kioskës dhe më pas është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI