Flash

Doa, artistja gjermano-iraniane që e flet "ujë" shqipen

Lapsi.al 6 December 2024
Doa, artistja gjermano-iraniane që e flet "ujë" shqipen

Doa është një nga artistet që vjen si stoli në këtë edicion të “Këngës Magjike”. Në një bashkëbisedim me drejtuesin dhe producentin e spektaklit, Ardit Gjebrean, ajo zbulon se emri i saj i vërtetë është Shejda.

Ajo që habit më shumë publikun në sallë por edhe këdo që po ndjek transmetimin përmes platformave të Tv Klan, është fakti që Doa s’është shqiptare por ka 17 vite që jeton këtu. ” Me origjinë jam iraniane-gjermane, por me zemër jam shqiptare”, shpjegon ajo.

Ardit Gjebrea: Ti e ke mësuar kaq mirë shqipen sa askush nuk besoj që ti nuk je shqiptare.

Doa: Çfarë t’i bëjmë?

Ardit Gjebrea: Çfarë të bëjmë, çfarë të bëjmë! Sa gjuhë di?

Doa: 6… 5 e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Ajo gjysma më intereson.

Doa: Ajo gjysma është gjysmë frëngjisht, gjysmë spanjisht, kështu?

Ardit Gjebrea: Po gjuhët e tjera?

Doa: Gjermanisht, shqip, italisht, persisht…kë harrova?

Ardit Gjebrea: S’ka gjë, është gjuha e këngës, gjuha e zemrës!

Të këshilluara

Microsoft lançon sistemin e ri AI

Microsoft po lançon një sistem të ri AI që shikon gjithçka që përdoruesi i tij bën në kompjuterin e tyre. Sistemi synon të jetë sikur të ketë një "memorie fo...

16:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI