Flash

Zyrtarë të OSBE/ODIHR shkojnë në selinë blu

Lapsi.al 5 December 2024
Zyrtarë të OSBE/ODIHR shkojnë në selinë blu

Zyrtarë të OSBE/ODIHR kanë shkuar ditën e sotme në selinë blu ku po zhvillojnë një takim me përfaqësues të Partisë Demokratike. Sipas raportimeve takimi zhvillohet për të diskutuar mbi zgjedhjet e 2025-ës.

Në maj misioni i ODIHR pritet të aktivizohet për zgjedhjet e 2025, ku do të përcaktojë sesa do jetë numri i vëzhguesve. Po ashtu do të përcaktohet edhe shefi i misionit të ODIHR, që do të shikojë zgjedhjet e ardhshme, ku PD kërkon qeveri teknike si forma e vetme për zgjedhje të lira.

Ndërkohë për pak minuta në seli do të nisë edhe takimi i kryedemokratit Sali Berisha me drejtuesit politik të qarqeve. Takimi i demokratëve do të jetë për zgjedhjet e 2025, ku do të diskutohet edhe lidhur me mosbindjen civile të opozitës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI