Flash

Zhvatën 4 milionë euro nga italianët, arrestohen dy vëllezërit nga Vlora

Lapsi.al 5 December 2024
Zhvatën 4 milionë euro nga italianët, arrestohen dy

Policia ka finalizuar këtë të enjte operacionin policor të koduar “Double click”, në kuadër të një procedimi penal të SPAK-ut.

Blutë kanë arrestuar 2 vëllezër me qëllim ekstradimin në Itali.

Konkretisht, në pranga janë vënë shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Sh. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ata akuzohen se kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë, prej të cilit kanë realizuar fitime rreth 4 000 000 euro.

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“.

Ndërkohë po vijon bashkëpunimi me partnerët italianë, për ekstradimin e 2 vëllezërve.

Të këshilluara

Opozita marshon më 8 dhjetor në Tiranë

Në Ditën e Rinisë, në 8 dhjetor, Partia Demokratike do të marshojë në Tiranë. Njoftimin e ka bërë kryedemokrati Sali Berisha, pasi thirri në seli drejtuesit ...

19:03

Afera e sterilizimit, Beqaj 8 orë në gjyq

8 orë ka zgjatur seanca për ‘Sterilizimin’ në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Në seancë bënë deklarimet e tyre ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe...

18:52

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI