Flash

VIDEO/ Pse deputetja e PD i tha Erjon Braçes "Sa m... të ha goja"

Lapsi.al 5 December 2024
VIDEO/ Pse deputetja e PD i tha Erjon Braçes "Sa m... të ha

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ishte thirrur në një interpelancë në parlament për reagimin e institucioneve në rastin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën Fan Noli, por seanca u ndërpre pas një sherri mes deputetes së PD-së, Ina Zhupa dhe atij të PS-së, Erjon Braçe.

Ishte Braçe që kur iu përgjigj Ina Zhupës e tensionoi debatin për dezinformimin, kur i tha deputetes që vjen në parlament "pa prerë thonjtë", se "nuk di të lexojë", se dezinformon në rastin e vrasjes së Martin Canit dhe në fund duke i thënë se "ngjan me një ruse, por nuk është ruse".

Etiketimi i fundit ka acaruar grupin parlamentar të opozitës dhe Ina Zhupa i është përgjigjur nga foltorja e kuvendit duke e etiketuar Erjon Braçen si "burrec", se nuk u përgjigjet meshkujve me gjatësi nën 1.50 dhe duke e krahasuar me një fëmijë. Në fund, ajo tha se ka një shprehje në këto raste që thotë se "O Erjon t'u rrittë boja, sa shumë m.. të ha goja..". Video më poshtë:

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI